Hotelet: ÇMIMET NË RIKVERC

Nga e mërkura çmimet në objektet e Ndërmarrjes hotelerike-turistike „Riviera e Ulqinit“ do të jenë më ulëta. Kështu gjysmë pansioni në hotelin „Olimpik“ për person në vend të 33 do të jetë 31 euro, në „Belvi“ çmimi do të jetë katër euro më i ultë, 27 në vend të 31 euro, derisa çmimet e qëndrimit në vendbanimin nudistik Ada e Bunës do të jenë nga 35 deri në 41 euro, në varësi të kategorisë.

Çmimet më të ulëta do të jenë edhe në ndërmarrjet tjera hotelerike-turistike në Rivierën e Ulqinit, e siç thanë zyrtarët e këtyre firmave, vizita e mirë pritet dhe gjatë shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…