Becovic Management Group, d.o.o. ne Ulqin zgjeron aktivitetin e vet në fushën e turizmit pas investimit në një projektin multimilionësh në kompleksin hotelier Mediteran.
Në prill 2023, kompania nxjerr në treg pesë vila të rinovuara tërësisht dhe ngritje të dukshme në shërbimet e veta. Ndërsa ky investim përbëhet nga tre faza, dhe finalizimi i projektit është planifikuar për vitin 2025.
Menaxhmenti i hotelit ka hartuar një program të veçantë trajnimi profesional për të gjithë kanditatët e interesuar që të jenë pjesë e programeve trajnuese. Programi i pare fillon me praksen shtetërore, ku informacionin per aplikimin mund te gjindet ne zyrat e punësimit. Permes këtij projekti, BMG ka per qellim rekrutimin e kandidatëve të talentuar që ti bashkohen ekipës së hotelit.
MSc. Suzana Muja, menaxhere ne hotel Mediteran deklaron: “Jemi në kërkim të kandidatëve që në disa faza përzgjedhjeje, gjegjësisht mbrenda dy viteve do të bëhen profesionistë dhe të fitojnë një pozicjon në ekipin tone dhe se bashku ta forcojnë atë”.
Thirja është për të gjithë të sapodiplomuarit që të kandidojnë në Becovic Management Group, d.o.o.