Hoteli në Sukë: INVESTITORËT NGA HOLLANDA DËRGUAN “HARTËN E RRUGËS” SË NDËRTIMIT

Hotel Jadran 2Drejtuesit e fondit investues holandez “Nedfact” i dërguan qeverisë së Malit të Zi dhe komunës së Ulqinit “hartën e rrugës” për ndërtimin e hotelit “Servantes” në Sukë.

Siç theksohet në këtë dokument, në të cilin Portali Ul-info kishte qasje, ky objekt do të jetë në nivel 5+ yje dhe do të kushtojë mbi 50 milion euro.

Nga “Nedfacti” theksuan që në nëntë muajt e ardhshëm duhet të përfundojnë procedurën e blerjes së kompanisë “Montenegro 2000”, e cila është qiramarrëse e tokës në Sukë, ta ndryshojnë zgjidhjen ekzistuese arkitektonike për hotel dhe të marrin lejen për ndërtim në mënyrë që në fund të gushtit të vitit 2015 të fillojë ndërtimi i “Servantesit”.

Hoteli duhet të ndërtohet jo më vonë se në shtator të vitit 2018, thanë investitorët holandez në “hartën e rrugës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi