Hoteli në Sukë: KËRKOJNË NGA GJEKA RRITJEN E NUMRIT TË KATEVE

hotel JadranKompania “Star of Montenegro”, e cila është qiramarrëse e lokalitetit në Sukë, ka dërguar letër kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me të cilën kërkohet rritja e numrit të kateve për hotelin e ardhshëm “Servantes”.

Siç thuhet, investitori i ri, kompania “Nedfact” nga Hollanda dhe Starline engineering nga Mali i Zi, kanë pranuar propozimin e operatorit të tyre hotelerik “Heliopark”, që numri i kapaciteteve akomoduese të rritet nga 115 të planifikuara fillimisht në 150, “në mënyrë që objekti të jetë profitabil.

“Dëshirojmë të theksojmë që vlera e planifikuar e investimeve në ndërtimin e kompleksit hotelerik në Sukë është rreth 50 milion euro, ndërsa dobia është e shumëfishtë si për Ulqinin ashtu edhe për tërë vendin”, shtohet në këtë letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…