Liberalizimi i vizave për kosovarët nuk pritet ta ulë renditjen apo primatin e listës së turistëve në Ulqin, kêshtu shpresojnê ukqinakët.
Pasi që mysafirët tradicional e besnikë të ulqinakëve janë qytetarët e Kosovës e posaçërisht ata nga diaspora, shpresohet që edhe sivjet të mbetet njëri ndër destinacionet kryesor dhe t’i prijnë listës së turistëve.
Sipas të dhënave në vitin 2023 në Ulqin kanë prirë turistët nga Kosova me 29%.
Nga rreth 200 mijë turistë kanë qëndruar zyrtarisht vitin e kaluar në Ulqin ku janë regjistruar mbi 1 milionë fjetje. Derisa ishin edhe qindra mijëra të tjerë të cilët nuk janë regjistruar.
Qazim Hoxha, drejtor i Organizatës Turistike në Ulqinit, tregon për “Toskana” se janë tejet të kënaqur me ecurinë e sezonit turistik të vitit paraprak.
Ai shpreson se edhe sivjet të kenë një vit të bereqetshëm.
“Kemi pasur rekord turistik më 2023 dhe presim edhe sivjet të kemi sezonë të suksesshme”, tha Hoxha.
Sipas të dhënave ishte rrethë 20% më i mirë se vitin e kaluar.
Drejtori i OTU-së, thotë se nuk pritet të ketë ndonjë problem të madh për ikjen e turistëve kosovarë, si shkak i liberalizimit të vizave.
“Kosovarët do të vijnë përsëri për pushime nê Ulqin dhe atë në numër edhe më të madh”, tha drejtori i OTU-së.
Qazim Hoxha, theksoi se po ashtu edhe diaspora kosovare do të jenë në Ulqin, kur dihet se ata jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme.
Ai tregon se në krahasim me vitin 2022 më 2023 pati 29 % mê tepër turistë. Ndërsa sa i përket numrit të fjetjeve më 2023 janë realizuar 27 % më tepër sesa në vitin paraprak.
Drejtori i OTU-së tregoi se janë përgatitje të aktiviteteve të rëndësishme për sivjet.
Ndërsa Nexhad Hasanaga, pronar i hotelit Nobel, i cili ndodhet te Plazhi i vogël, tha për “Toskana”, se kosovarët janë turistët më besnik të Ulqinit.
Ai tregoi se numri më i madh i mysafirëve në hotelin e tij janë nga Kosova.
Hasanaga, jep vlerësime të mëdha për turistët kosovarë, e të cilët sipas tij i ndihmojnë shumë turizmit në Ulqin.
Nobel me 4 yje ka 17 dhoma hoteli me kapacitet prej 50 shtretër dhe 9 dhoma apartamentesh për 30 persona.
Aty gjithëashtu ofrohen të gjitha llojet e ushqimeve cilësore.
Pronari Hasanaga tha se tashmë si te hoteli i tij ka nis sezona.
“Kosovarët Ulqinin e mbajnë me frymë, me gjallëri, financa dhe Ulqini pa kosovarët vêshtirë se mbijeton. Edhe përkundër liberalizimit të vizave, kosovarët do të shkojnë e shetisin në vendet evropiane dhe prapë për pushime do të jenë në Ulqin”, tha Hasanaga.
Pra, sipas tij, Kosovarët e mbajnë gjallë Ulqinin dhe nuk e tradhëtojnë.
“Bregdeti i Ulqinit, është i shenjët për kosovarët ashtu sikur është Meka e Medina për myslimanët. Ulqinin thuajse më shumë e duan kosovarët sesa vendasitë”, tha pronari i hotelit Nobel Nexhad Hasanaga.