Imami nga Bosnja dhe Hercegovina dr. Safet Kuduzoviq i propozoi myslimanëve që mund të shkojnë në det, në plazhin sheriatik në Ulqin, në janar dhe shkurt, derisa siç theksoi, marsi është kritik.
“Kushti i dytë është të mbyllni sytë, sepse pranë bregut të detit nuk ka hajr”, shtoi ai në përgjigjen e tij në pyetjen e shikuesve.
Siç theksojnë disa medie, Kuduzoviq është bërë i njohur fal ligjëratave të veta në të cilat në mënyrë origjinale komenton rregullat të cilat myslimanët duhet t’i përmbahen.