Hoxhiq: DISA ME VETËDIJE, E DISA PA VETËDIJE PO E SHKATËRROJNË NATYRËN

Dzelal HodzicDrejtori ekzekutiv i OJQ “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq vlerësoi se gjendja e mjedisit jetësor në Ulqin është gjithnjë e më e keqe.

“Duke filluar nga Ada e cila po zhduket, lumi Buna i eksplatuar brutalisht, Port Milena e cila është bërë faktor limitues për zhvillimin e turizmit, Pyllin e Pishave i cili po zhduket për shkak të faktorëve natyror dhe pakujdesit të NP “Të Mirat Detare” dhe vetëqeverisjes vendore. Duhet të rikujtojmë edhe Valdanosin, ku janë të mbyllura me dry dhe të lëna pas dore mijëra ullinj, si dhe biodiversiteti i rrezikuar i Kripores. Me paraqitjen e deponive të reja në Malin e Bardh, në Mavrian, si dhe atyre ekzistuese në pjesën e pasme të Plazhit të Madh, në rrugën e Kripores dhe në shumë vende të tjera, situata e përgjithshme është alarmante dhe brengosëse”, tha Hoxhiq për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, çdo gjë që u përmend është pasojë e papërgjegjësisë, padijes, pakujdesit të organeve shtetërore dhe të organeve të vetëqeverisjes vendore.

“NP Të Mirat Detare nga Budva e bënë me vetëdije, ndërsa këto nga Ulqini pa vetëdije, ndërsa sjellja e tillë duhet të ndryshojë urgjentisht”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…