Ekologu i njohur Xhelal Hoxhiq ka thënë se në dokumentet zhvillimore të Komunës së Ulqinit në të ardhmen duhet të kushtohet më shumë vëmendje ndryshimeve klimatike.
“Sepse ne tashmë jemi të goditur nga ato. Vërehet lulëzimi më i hershëm i bimëve. Verës bie më shumë shi, por edhe periudhat e thatësirës janë më të gjata, gjë që pengon bujqësinë, sidomos ullishtarinë dhe vreshtarinë”, tha ai dhe thekson se tani, për shkak të çrregullimeve në derdhjen e ujit, edhe reshjet e pakta rregullisht shkaktojnë përmbytje.
Hoxhiq paralajmëron edhe në rrezikun e rritjes së nivelit të ujit, si dhe në disa organizma të ri në Adriatik.
“Për këtë arsye para nesh është sfida e madhe që ta ruajmë florën dhe faunën dhe të planifikojmë në mënyrë të mençur”, shton ky ambasador i mjedisit jetësor.