Hoxhiq: FORCA PËRGJEGJËSE PËR MOSFORMIMIN E KËSHILLIT PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Xhelal Hoxhiq, Dzelal HodzicDrejtori ekzekutiv i OJQ “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka deklaruar se nëse së shpejti nuk formohet Këshilli për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale do të jetë i detyruar që për këtë gjë të informojë institucionet shtetërore.

Ai tha se komuna e Ulqinit shpalli konkursin për lajmërimin e kandidatëve për këtë këshillë që nga mesi i vitit 2014.

“Përzgjedhja deri sot e kësaj dite nuk është kryer sepse kryetari i komisionit nga partia në pushtet Forca nuk e donë, e urren ose nuk e ka qejf njërin nga kandidatët e lajmëruar”, tha Hoxhiq për “Dan”.

Ai shtoi se situata e tillë është e habitshme, komike dhe tragjike dhe tha se shpreson që atë do ta zgjidhë kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi