Drejtuesi i shoqatës ekologjike “Hapi i gjelbër” ka deklaruar që Liqeni i Shasit ka filluar të vjetrohet. “Sepse, kanali i cili e lidh liqenin me lumin Buna është i mbyllur dhe nuk ka qarkullim të ujit, kështu që peshk ka gjithnjë e më pak”, paralajmëron ky ekolog i njohur dhe shton që është e domosdoshme sa më parë të rregullohet niveli i ujit dhe të pastrohet kanali.
Por, siç thekson, nuk duhet të thellohet shumë, sepse Liqeni i Shasit mund të derdhet i gjithi në Bunë, gjegjësisht të mbetet kënetë.
Ai pohon që Liqeni i Shasit është miniaturë e Liqenit të Shkodrës, rreth një për qind e sipërfaqes së tij dhe ka të njëjtën florë dhe faunë si liqeni më i madh në Ballkan. “Për këtë arsye, si dhe për shkak të mundësive të mëdha për zhvillim të turizmit, duhet të mbrohet kjo hapësirë e mrekullueshme”, përfundon Hoxhiq.