Drejtori ekzekutiv i OJQ “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka vlerësuar që me disa zgjidhje në Planin hapësinor urbanistik (PHU) të Ulqinit, i cili gjendet në shqyrtim publik, tentohet që Ulqinakëve ti imponohen zgjidhjet të cilat janë në kundërshtim me interesat e tre, qëndrimet e profesionit dhe shkencës, si dhe zgjedhjes kushtetuese të Malit të Zi për të qenë shtet ekologjik.
Ai theksoi që kjo sidomos ka të bëjë me hapësirën e Port Milenës dhe Liqenit të Shasit. Në tekstin autorial për “Vijesti” Hoxhiq theksoi që ndërtimi i vendbanimit të madh turistik në Shas dhe i golf-terreneve në Mal të Brisë do të rrezikonte biodiversitetin e kësaj hapësire shumë të ndjeshme natyrore.
“Për këtë arsye imponohet pyetja: a e vendos fatin tonë PHU apo KFN (klani fitimprurës i ndërtimit)”, pyeti ekologu i njohur, fitues i çmimit “ambasadori i mjedisit jetësor”.