Qëllimi Socialdemokratëve dhe mua personalisht është për një Ulqin më të bëgatë ne Malin e Zi më të bëgatë. Deri te ai qëllim nuk lehtë të arrihet, por nëse në mënyrë të duhur, përkushtim dhe punë të përbashkët fokusohemi në qytetin tonë dhe shtetin tonë, atëherë ai qëllim është patjeter i arrishëm.
Ditëve të kaluara qytetarët e Ulqinit kanë pasur mundësi që të njihen me programin tonë zgjedhorë, në të cilin nuk flasim për investimi milioneske, nuk ofrojmë pallate, vetëm zgjedhjen e atyre problemëve më të cilat bashkëqytetarët tonë hasin çdo ditë, siç janë, përgatitja e dobët për sezonin turistik, numri i pamjaftueshëm i vend parkingjëve, papastërtia, ujërat atmosferik dhe të zeza e të ngjashme. Gjithashtu, kemi përgatitur një sërë masave për përmirësimin e degës themelore të ekonomisë së Ulqinit – turizmi, pastaj planifikimi për sanimin e aktivitetit bujqësorë dhe përmirësimi shtesë i arsimit. Socialdemokratët janë relativisht subjekt i ri politik në Ulqin, por se me rrënjë të thella të vërteta Socialdemokrate. Fuqia kryesore e Socialdemokratëve të Ulqinit janë të rinjt, njerëz të panjollosur.
Socialdemokratët u lënë hapsirë të rëndësishme të rinjve, atë e tregon dhe fakti që në listen tonë “Socialdemokratët – Ivan Brajoviq – Qëndrueshëm për Ulqin”, gjindën 60% të rinjë, të arsimuar dhe njerëz me perspektivë, të cilët i karakterizon përgjegjësia, shkathtësia dhe risia, si dhe dëshira e vërtetë që aktivisht të marrin pjesë në procesin e marrjes së vendimëve dhe krijimit të politikave me rëndësi për zhvillimin e qytetit tonë.
Besoj që të gjithë qytetarëve tanë mjaft kanë duruar fytyra të njëjta që qarkullojnë në skenën politike të qytetit tonë.
Për këtë arsye kësajë here votoni për ato të cilët arrijnë rritje konstante, për politiken e të cilëve qytetaret tregojnë çdo herë përkrahje më të madhe dhe të cilët do të jenë faktor i rëndësishëm i qeverisjes se ardhëshme vendore në Ulqin pas 4 shkurtit.
Ne deshirojmë që të jetojmë në këtë qytet, që ta zhvillojmë dhe qëndrueshem ta ruajmë. Ne jemi zgjidhja e parë dhe e vetmja e drejtë. I bindur jam që do ta njihni, dhe tregoni përkrahje dhe të dielen do të rrumbullaksoni numrin 1. Qëndrueshëm për Ulqin!