Drejtori ekzekutiv i Shoqatës ekologjike “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka propozuar që për Kriporen, e cila së shpejti do të bëhet Përmendore e natyrës, të mbrohet edhe Port Milena.
Ai tha që Port Milena “është motra e Kripores” dhe një nga simbolet e Ulqinit, e cila me mbrojtje adekuate mund të bëhet prapë vendi më i madh i shumimit të peshkut në Mesdhe dhe atraksion i vërtet turistik.
Por, në Agjencinë për mbrojtjen e natyrës së Malit të Zi, ato të cilët punuan Studimin e mbrojtjes së Kripores, nuk e pranuan këtë propozim.