Aktivisti ekologjik Xhelal Hoxhiq ftoi Drejtorinë për ujëra të anulojë tenderin “për heqjen dhe blerjen e tepricës së materialit nga zona e grykëderdhjes së djathtë të lumit Buna”.
Ai tha se “një grimcë rërë për Ulqin është një grimcë arë”. “Rëra duhet të përdoret për të ushqyerit e plazheve tona, para së gjithash në Adë, e jo të shitet”, tha Hoxhiq dhe ftoi Komunën e Ulqinit, Qeverinë e Malit të Zi dhe Të mirat detare që mos të lejojnë që rëra të merret.
Sipas fjalëve të tija, sikur Drejtoria për ujëra të kujdesej më mirë për Bunën, nuk do të ndodhnin episodet e pakëndshme gjatë verës.
“Prandaj tani duhet pak më shumë të respektohet profesioni, e këtu më së shumti mendoj për prof. Dr. Savo Petkoviqin i cili shkëlqyeshëm e njeh këtë hapësirë”, shtoi Hoxhiq.