Drejtori Ekzekutiv i OJQ “Hapi i Gjelbër” Xhelal Hoxhiq i propozoi vetëqeverisjes vendore që menjëherë të përgatisë programin dhe të fillojë me realizimin e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm turistik.
“Pavarësisht a bëhet fjalë për hotelierët, qiradhënësit e akomodimit, pronarët e lokaleve dhe vetëqeverisjen vendore është e zakonshëm që prej tetorit të bëhet plani dhe të fillohet me realizimin e përgatitjeve për vitin e ardhshëm. Ulqini ka shumë probleme, ndërsa problemet tona më të mëdha janë nga lëmia e ekologjisë dhe infrastrukturës”, tha Hoxhiq.
Ai mendon se rrogat duhet të fitohen duke siguruar kushtet për përparimin e komunës, e jo vetëm me shitjen e pronës dhe huamarrjen kreditore siç ishte rasti deri tani në Ulqin.