Qytetarët i besojnë policisë, por mendojnë që është e korruptuar në masë të konsiderueshme dhe gjithnjë e më pak janë të gatshëm të lajmërojnë rastet e korrupsionit në polici, tregojë hulumtimi i rrjetit rajonal POINTPLUS.
Siç thuhet, më shumë se gjysma e banorëve të Malit të Zi (57%) mendojnë se korrupsioni në polici është i përhapur deri diku ose në masë të madhe.
Sipas këtij hulumtim, 76% e Shqiptarëve në këtë shtet “kryesisht ose plotësisht i besojnë policisë”.
Po ashtu, 54% e atyre që janë deklaruar si Shqiptarë kanë thënë se policia vepron nën ndikim të madh të politikës.








