Hulumtim: Mbi 80 përqind e shqiptarëve e përjetojnë Malin e Zi si shtetin e tyre amë

Agjencia Spektrum Analytics kreu një anketë midis anëtarëve të grupeve etnike minoritare në Mal të Zi mbi masën në të cilën ata e perceptojnë vendin ku jetojnë si të tyrin.

“Anketa ngre një pyetje të rëndësishme të identitetit kombëtar dhe perceptimit politik midis anëtarëve të popujve boshnjakë, myslimanë, shqiptarë, serb dhe kroatë”, tha agjencia Spektrum, e udhëhequr nga analisti Milosh Beshiq.

Të anketuarit janë përgjegjur në pyetje: të cilin vend e perceptoni si vendin tuaj amë?

Anketa tregoi se shumica e boshnjakëve, myslimanëve, shqiptarëve dhe serbëve e perceptojnë Malin e Zi si vendin e tyre amë.

Konkretisht, 94,9 përqind e boshnjakëve dhe 95,5 përqind e myslimanëve në vendin tonë, thanë se e konsiderojnë Malin e Zi vendin e tyre amë. Midis personave me kombësi shqiptare, kjo përqindje është 81,4 përqind, ndërsa midis anëtarëve të kombit serb është pak më e ulët – 76,7.

Numri më i vogël i qytetarëve malazezë me kombësi kroate e perceptojnë vendin tonë si atdheun e tyre. Vetëm 14,3 përqind, ndërsa plot 85,7 përqind e tyre përmendën Kroacinë si atdheun e tyre.

Përqindja e anëtarëve të kombit shqiptar në Mal të Zi që e konsiderojnë Shqipërinë atdheun e tyre është 18,6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi