Në masë të madhe ndryshohet vetëdija e Romëve dhe Egjiptianëve për jetën ”sot për nesër”, e cila tradicionalisht është bartur nga gjenerata në gjeneratë dhe ato dëshirojnë të jetojnë në kushte normale banuese, mjedis jetësorë të shëndetshëm si dhe njerëzit e arsimuar, pa diskriminim, të realizojnë të drejtat të cilat i kanë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje të Malit të Zi, si dhe me konventa të vërtetuar ndërkombëtare, ka treguar hulumtimi I Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM), në partneritet me organizatën “Humanitarac” dhe Qendrën e iniciativës rome.
Hulumtimi ka përfshirë 276 amvisëri, me gjithsej 1469 anëtarë, në pesë komuna, duke përfshirë dhe Ulqinin.
“Hulumtimi ka pas për qellim të mundësoj vështrim më të qartë të problemeve dhe sfidave me të cilat përballen çdo ditë komuniteti i Romëve dhe Egjiptianëve në Mal të Zi, para së gjithash me informatat të cilat merren nga vet përfaqësuesit e komunitetit, e në bazë të gatishmërisë së tyre të shprehur qartë që aktivisht të marrin pjesë në proceset që çojnë në përmirësimin e kushteve për integrimin e tyre shoqërorë”, është deklaruar nga CEDEM.