Rreth 60 për qind e qytetarëve besojnë se ka liri të mediave në Mal të Zi, por pothuajse po aq besojnë se mediat nuk janë të pavarura, dhe pavarësia e tyre më së shumti ndikohet nga pronarët e mediave dhe strukturat politike.
Këto janë rezultatet e hulumtimit të prezantuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi në fillim të këtij viti.
Siç u tha, 12 për qind e qytetarëve nuk i besojnë fare mediave dhe 17 për qind në përgjithësi nuk i besojnë, ose rreth 30 për qind shprehin një nivel më të vogël apo më të madh mosbesimi. 40,1 për qind kanë më së shumti besim, dhe 15,9 për qind kanë shumë besim.
Në baza ditore 64,1 për qind e qytetarëve ndjekin televizionin, 50 për qind ndjekin portale dhe 65,4 për qind ndjekin rrjetet sociale.
Ky tekst është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institut”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.