Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftohet se porti i peshkatarëve në Kepin e Gjeranave, sipas projektit, do të mund të pranojë 79 mjete lundruese. Bëhet fjalë për 60 barka të peshkatarëve dhe 19 barka për rekreacion, si dhe 12 barka të tjera për rekreacion gjatë sezonit.
Në kuadër të portit parashihet edhe salla për vendosjen dhe ngrirjen e peshkut, si dhe 60 kabina për peshkatarë.
Shtohet se objekti i ri i portit të peshkatarëve është projektuar në mënyrën që baseni i tij me vendet për lidhje do të mbrohen nga valët natyrore, ndërsa infrastruktura e jashtme (moli) nuk do të rrezikojnë mënyrën e lëvizjes së rërës përgjatë bregut të detit (Plazhi i Madh).