Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM) në fund të shtatorit ka kryer hulumtimin e madh për përkrahjen e qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësim të këtij vendi në NATO.
Nga ky hulumtim shihet qartë që Shqiptarët bindshëm më së shumti dëshirojnë që Mali i Zi të anëtarësohet në këtë aleancë ushtarake-politike.
Sipas hulumtimit të CEDEM, 75,9 për qind e Shqiptarëve dhe 53,8 për qind e Boshnjakëve/Muslimanëve i japin përkrahje anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në NATO.
Njëkohësisht, vetëm 9,3 për qind e Serbëve dhe 39,8 e Malazezëve janë pro anëtarësimit në Aleancë.








