Qeveria e Malit të Zi ka deklaruar që hulumtimet e naftës dhe gazit do të bëhen dy deri në tre kilometër nga bregu në nëndetin e Ulqinit. “Mendojmë që për këtë arsye qeverisja lokale nuk është konsultuar gjatë përgatitjes së tenderit”, ka deklaruar për “Vijesti” kryetari i Ulqinit Nazif Cungu.
Kjo gazetë e Podgoricës shkruan që Qeveria ka vendosur ta ndërmarr këtë hap për arsye se nuk ka pika të diskutueshme në kufi me Shqipërinë dhe Italinë.
Kompanitë e naftës të Jugosllavisë gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar së bashku kanë hulumtuar në jug të Ulqinit, por nafta nuk u gjet. “Jugopetrol” i Kotorit dhe “Naftagas” i Novi Sadit gjatë atyre viteve kanë shpuar dhe në Valdanos deri në thellësinë prej 5309 metër. Në këtë puset është vendosur tapa, ndërsa shumë shpesh në afërsi mund të shihen njollat e naftës.