Qytetarët nuk duhet të vendosin në referendum për fatin e projektit të hulumtimit të naftës dhe gazit, por këtë gjë duhet ta bëjnë deputetët, thuhet nga Ministria e ekonomisë.
Referendumin për projektin e hulumtimit të nëndetit e kërkojnë organizatat joqeveritare MANS dhe Green Home, si dhe të ndërpritet procesi i kontraktimit të punës me konsorciumin e Eni nga Italia dhe Novatek nga Rusia, gjersa të përcaktohet ndikimi në mjedisin jetësor dhe efekti fiskal i projektit.
Në pyetjen se kur do të publikojë Ministria kontratën me Eni dhe Novatek për hulumtimin e katër blloqeve në territorin e Komunës së Ulqinit dhe të ja dërgojë Kuvendit, nga ky resor qeveritar janë përgjigjur se kjo do të ndodh javët e ardhshme.