Me një nëntor në zonën detare të Ulqin do të vijnë anijet për hulumtimet sizmike të konsorciumit italo – rus “Eni – Novatek”.
Për TV e Malit të Zi u paralajmërua se hulumtimet sizmike do të zgjasin 45 ditë.
Nga kompania tjetër e cila fitoi të drejtën që të hulumtojë a ka në nëndetin e Ulqinit naftë dhe gaz, “Energean Oil & Gas” nga Greqia, njoftuan se hulumtimet sizmike do ti fillojnë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa pritet që në vitin 2020 do të nisin me shpime.
Nga Drejtoria për Hidrokarbure të Malit të Zi pohojnë se puset do të jenë jashtë ujërave tona territoriale, gjegjësisht 23 km nga bregu.