Gjatë hulumtimeve të fundit në Shas, të kryera në kuadër të projektit “Rrugët e vazhdimësisë” të Ministrisë së kulturës, janë zbuluar, përveç të tjerave, edhe 128 monedha, të cilat dëshmojnë për tregti të zhvilluar të këtij qyteti antik me botën.
Shumicën e monedhave e përbëjnë akçet dhe asprat të argjendta turke, pastaj monedhat e argjendta të Venedikut, Dubrovnikut dhe Kotorrit.
Po ashtu janë gjetur edhe monedhat nga fillimi i shekullit 13, të cilët i takonin prijësit polak Pietro Ziani, groshi i argjendtë i perandorit polak Sigismund, si dhe disa para bakri të punuara në Selanik.