Hulumtimi: NGA ULQINI DERI NË TIVAR 31 SHPELLA DETARE

Shpella, PecinaEkspertët e institutit për biologjinë e detit nga Kotorri kanë evidentuar gjatë hulumtimit të vet këtë verë 31 shpella detare nga kepi i Gjeranave deri në kepin Volujiva në Tivar.

Siç theksohet, disa nga ato janë veçanërisht interesante, sepse përbëhen prej disa kanaleve të vogël dhe të mëdhenj të cilët janë të ndërlidhur në mes vete kështu që ka disa hyrje dalje nga këto shpella.

“Thellësia e detit në këtë shpella është e vogël dhe kryesisht më e madhe është në hyrje, por jo më shumë se disa metër”, tha pjesëmarrësja në hulumtim dr Vesna Maçiq.

Sipas fjalëve të saja, në disa shpella si karakteristikë negative veçohet sasia e konsiderueshme e mbeturinave të forta të cilat janë gjetur aty.

Përndryshe, shpellat e detit janë zona të mbrojtura sipas Ligjit për mbrojtjen e natyrës, po ashtu janë habitate prioritare sipas Direktivës së BE-së për habitate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi