Në lukthin e peshqve dhe organizmave në detin Adriatik gjenden edhe fibrat e plastikës. Ekziston rreziku i madh që njerëzit, si konsumatorë fundor, të fusin atë n në organizmin e vet, njoftuan shkencëtarët të cilët kanë kryer hulumtimin në këtë pjesë të Mesdheut.
Ato thanë se janë tronditëse të dhënat për sasitë e plastikës, aparateve shtëpiake, pjesëve dhe gomave të makinave në fund të detit Adriatik, si dhe të mbeturinave që krijohen nga rrjetat e peshkatarëve.
Përndryshe, hulumtimet kanë treguar se për shpërbërjen e një shishe plastike janë të nevojshme disa qindra vite!