Kuzhina dimërore rrezikon të mbyllet në muajin shkurt për shkak të shumës së mbledhur për ilaçet që i janë shpërndarë nevojtarëve nga fillimi i pandemisë deri në vitin 2024.
Shuma totale që duhet të paguajmë në Farmaci është 3.080 euro, njoftojnë nga HUMANITAS.
Për ta parandaluar mbylljen e kuzhinës është vënë në dispozicion Gofund të cilin e menaxhon znj. Vildana Dibra Zhubi në Londër.
Shuma që shihni nuk është shuma aktuale, sepse ky Gofund eshte hapur që në fillim të pandemisë. Në llogari jane 500 funta, thanë ndër të tjera nga kjo organizatë.
Gjatë janarit, në ditë janë furnizuar 200-230 persona me një drekë të ngrohtë, si dhe ndihma tjera të llojeve të ndryshme. Kuzhina është një vend shprese për shumë qytetarë në nevojë.