Një nga kompanitë më të njohura nga Ulqini, “Gradja Commerce”, prapë e demonstroi përgjegjësinë e lartë shoqërore.
Kjo kompani, në pronësi të Pavle – Pajo Pepgjonoviq, të enjten do ti dhuroi pesë mijë euro Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin.
“Kjo është një shenj respekti dhe përkrahje ndaj punëtorëve tonë shëndetësor, gjegjësisht për përpjekjet dhe mundin të cilin tërë këto ditë dhe muaj po e bëjnë në luftën kundër koronës”, thuhet nga “Gradja Commerce”.