Jo larg nga ndërtesa e Drejtorisë së policisë, përfaqësuesit e këtij institucion dhe të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të komunës së Ulqinit, si dhe të teknikut veterinar, kanë shpëtuar të martën këlyshin i cili ra në pusetë të thellë tre metër.
“Një përfaqësues i Shërbimit të shpëtimit është ulur me shkallë në pusetë dhe me mjetin kapës nxori këlyshin i cili notonte mbi shishet plastike në ujin me thellësi rreth 70 centimetra”, njoftohet në FB profilin “Prijatelji zivotinja – Ulcinj”.
Siç shtohet, mbas shpëtimit këlyshi menjëherë është larguar në drejtim të paditur. “Gjallë, shëndosh dhe i palënduar, edhe pse pakëz i frikësuar”, theksojnë me kënaqësi Miqtë e kafshëve nga Ulqini.