Futbollistët e “Otrant Olimpikut” kanë pësuar humbje të rëndë të dielën para tifozëve të vet.
Ato në xhiron e parafundit, në derbi, në fushë të vet, humbën nga skuadra që vitin e ardhshëm do të luajë në Ligë të Parë, “Mlladosti” nga Leshkopole me rezultatin 5:1.
“Otrant Olimpik” do ta përfundojë kampionatin në Ligën e Dytë në futboll në vendin e katërt, që do të thotë se nuk është kualifikuar për barazh.