I. Berjashi: IKE ACO PA PIRË EDHE NJË KAFE BASHKË !?

Aco Janinovic In MemoriamNjeriu i sinqertë, burrëror, korrekt, intelektual, profesionist, humanitar duke kaluar nëpër shumë sfida të errta të kohrave të ndryshme,ka ruajtur identitetin etik ,moral dhe shoqëror. Këto virtyte bëjnë që personaliteti i tij të mos  harrohet  asnjëherë, në Krruçin e lindjes, si qytetar i nderuar  në Ulqin dhe jo vetëm.
Aleksandër i nderua, të falenderoj për  shumë këshilla profesionale dhe kolgjiale në priudha të brishta politiko-shoqërore të shekullit të kaluar.Jam përpjekur të apostrofoj në mbrëmje të ndryshme kulturore për përkthimin e botimin e disa nga tregimet  e mija në gjuhën që atëherë quhej serboktoate.Asnjëherë nuk e ke fshehur identitetin tënd me prejardhje nga Janina. Bashkë kemi komunikuar  shqip pa asnjë paragjykim.
Aco, ti gëzon një meritë kolosale, sepse disa individë antidemokratikë,të frustruar nga urrejtjet  e pafund,interesat meskine,i nderuar Aco,nga pozita e sekretarit të Komitetit komunal të LK të Ulqinit,u ke vënë pikë ! Nuk ke lejuar që intelektualët  shqiptarë nga Ulqini,Ana e Malit dhe Kraja të përdhosen,dënohen,burgosen se “na ishin irredentistë”!?
Dihej mirëfilli se kuadrot  shqiptare, në veçanti ato nga zonat rurale,me procese të montuara i largonin nga institucionet  arsimore.
Ike paksa në mënyrë shumë të qetë.Ta jap besën e Zotit,kisha shumë dëshirë,ashtu të kërrusur e me shkop në duar,flokëbardhë, të ecim si dikur sheshit të Ulqinit e ta pimë edhe një kafe bashkë.Natyrisht se kishim gjetur shumë tema për të biseduar nga karriera jonë e përbashkët si korrespndentë, ti i Pobjedës e unë i Rilindjes.
Pusho në paqe, koleg i nderuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…