I. Berjashi – Rudi Goges: KU JE NISUR?

Si kështu më vrave,
Ti as dorën s`ma ke zgjatur,
As më tregove se ke pre biletë,
Për atë rrugë të gjatë…
Ditëlindjen nuk e festuam me aq pasion,
Siç bënim më çdo dhjetë qershor,
O, piktor rebel !
Më ke mbetur shumë borxh,
Për një copë diell në galeri,
Më lë edhe karrikën bosh,
Në Art Club, ishte pagëzimi yt,
Për këtë akademi me plot zemër e dritë.
A s më thua kur hap ekspozitë,
Se deti nuk po merr frymë sot,
Grafikat e pikturat grinden në kornizë,
Rrudhat e ballit i fshehemi në kapele,
Me degën e ullirit udhëtojmë në qiell,
Tryezë solemne të paska përgatitur,
Idoli yt, Musli Mulliqi,
Mos harro, gjeneral, nënshkrim lëre,
Te porta e Kalasë,
Për të hyrë në fortesën e Mbretëreshës Teutë,
O, Rudi Goga !

Ulqin, më 5 maj 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…