I.Harasani: KOMISIONI ZGJEDHOR „SUI GENERIS“

Iliri HarasaniKuvendi Komunal Ulqin ka miratuar propozimin e trupit punues të Kuvendit, ku si propozim ishte që Komisioni zgjedhor lokal të ketë kryetarin dhe 4 anëtaret e përhershëm, poashtu Sekretarin pa të drejtë vote, siç është parapar me ligjit për zgjedhjen e këshillëtarve dhe deputetëve në Mal të Zi.

Komisioni zgjedhor është Komision “sui generis” (i veçantë) pasi që është i pari me shumicë opozitare.

I – Komisioni zgjedhor nga përbërja përfshin tre anëtar të opozitës ndërsa dy të pozitës.

Sipas ligjit të lartcekur në nenin 25 par.1 thuhet që: Komisioni duhet të ketë në përbërje kryetarin dhe 4 anëtarët e përhershëm, par.2 kryetari zgjidhet nga radha e partisë politike që në zgjedhjet e kaluara ka marrë numrin më të madh të votave, që i bie të jetë partia politike ne opozitë PDS-ë, dhe kështu është vepruar, në par.7 ceket që dy antarë duhet të jenë nga radha e opozitës. Në këtë rast kemi tre antarë të opozites nëse e llogarisim dhe kryetarin e komisionit si anëtar. Kuvendi komunal nuk llogaritë kryetarin e komisionit si anëtar edhe pse i njëjti ka te drejta të barabarta me anëtaret e tjerë dhe ja jep opozites dhe dy anëtar pos  kryetarit. Sipas disa këshillëtarëve në Kuvend ligji nuk është i qartë, atëher shkojm sipas parimit “analogia iuris” analogjisë juridike. Po në këtë ligj tek përbërja e komisionit zgjedhor shtetror, ne nenin 30 shohim që ligjvënsi ka paraparë nga njëmbëdhjet antaret që ka Komisioni shtetror veç se katër ti takojnë opozites (nga kjo del se qëllimi i ligjvënsit është që në Komision shumicen ta ketë pozita). Tjeter, në çdo komision parlamentar në Kuvendin e Malit të zi ka në përbërje të anëtarve dhe kryetarin e komisionit si anëtar të barabart. Nëse Kuvendi komunal arsyetohet që kryetari nuk është anëtar atëher i bie që të jenë veçse katër anëtar të përhershëm, dhe shtrohet pyetja ku ka komision apo organ vendimarrës me përbërje numer çift. Sipas analogjisë së thjeshtë jo juridike p.sh. nje kryefamiljar në një familje edhe pse është kryetar i familjes ai është anëtar i asaj familje. Nëse pretendojmë që ta ndajmë kryetarin nga anëtaret tjerë, ligji i mbicekur ka bërë të kundertën, ai i ka bashkuar sepse decidivisht thuhet në nenin 25 par.1 “Komisioni përbëhet nga kryetari DHE 4 anëtaret”, po të bëjm interpretim gjuhësor lidhëza DHE është lidhëz kumulative ose mbledhëse Kryetari DHE (plus) katër anëtaret e përharshëm qe i bie pesë anëtarë. Gjithesi nëse ka patur konfuzion nga trupi punues apo Kuvendi, pasi që kemi një rast kur partia me më shumë vota është në opozitë, është dashur të kërkohet interpretim autentik nga ligjvënësi.

II – Kuvendi Komunal ka votuar që Sekretari i komisionit të jetë nga radhët e pozitës.

Sipas po të njejtit ligj nenit 25 par.4 ceket që Sekretari emërohet nga opozita. Arsyetimi i disa këshillëtarve që Sekretari ti takojë pozitës ishte që në ligj ceket zakonisht zgjidhet nga opozita (pra nuk është e detyrueshme), sipas tyre është çështje vullneti pozitë-opozitë se kuj do ti takojë. Është e vertet që në ligj neni 25 par.5 ceket zakonisht por si? Nese kemi parasysh par.4 të nenit 25 thujet qartë “sekretari emrohet nga opozita” dhe këtu ska paqartësi, paragarafi vijues i po të njëjtit nen cekë fjalën  zakonisht për të thjeshtësuar proceduren e zgjedhjes mbrenda opozites dhe ate “sekretari emrohet zakonisht me propozim nga partia opozitare me më shumë vota nga zgjedhjet e kaluara” që i bie PDS-ja, pra fjala zakonisht është vullneti i mbrenshëm mbrenda opozites partia më e madhe – më e vogel e jo vullneti pozitë – opozitë.

Theksojmë që Sekretari nuk ka të drejt vote, do thotë pozita ka marrë një anëtarë pa te drejtë vote ndërsa ka lëshuar një anëtar opozitës me te drejt vote. Kjo mbetet të shihet nëse është si rezultat i marrveshjeve politike apo i gabimit të Kuvendit. Gjithesi, nga e tëra e lartë cekur del që komisioni është i veçantë ndoshta në të ardhmen edhe kontestues nëse procesohet tek organet gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u