I.Harasani: SHPRESË PËR NJË MBASDITE ME DIELL NË KUVENDIN E ULQINIT

 

Ilir HarasaniThonë, dita e bukur shihet në mëngjes, si duket agimi sot në Kuvendin komunal nuk e lë një përshtypje për një ditë të bukur në Komunën tone. Por ska dhe si të jetë e tillë, kur skenën politike e ka kapluar acar i të ftohtit, dhe për tu “ngrohë” të gjithë sado pak me energjinë e pushtetit, janë “strukur” bashkë  dhe kanë krijuar kualicion historik.

Si duket për pushtetin e sapokrijuar në bazë të seancës së sotme në Kuvendin Komunal, element parësorë është ndarja e funksioneve, kush çka të marrë dhe të “ngrohet” sa më shumë, e kur vend nuk ka për të gjithë ndodh edhe ajo që ndodhi, përçarje dhe polemikë brenda pozitës të sapokrijuar.

Jemi të vetëdijshëm që çdo pushtetit të ri i takojnë poste që do ti ndajë, por jo në këtë mënyrë dhe për këto qëllime, që me poste pretendohet të “ngrohen” të ftohurit. Për fat të keq shumë pak merret për bazë kush dhe çka mund të kontribojë në bazë të të arriturave, profesionit, idesë apo vizionit.

Si pasoj e kësaj dukurie negative nuk mund të dalin gjëra pozitive, këtë e dëshmojnë emërimet e anëtarëve në bordet drejtuese të ndërmarrjeve publike, që themelues është Kuvendi komunal, ku në as edhe një bord drejtues nuk është emëruar asnjë anëtar i opozitës. Kjo jo që është hap mbrapa i parimeve demokratike dhe vlerave të synuara evropiane, por është pangopësi dhe papjekuri e pozitës. Papjekuri sepse me pjesëmarrjen e opozitës në bordet drejtuese pozita për çdo gjë dhe për çdo vendim do ta ndante përgjegjësinë me opozitën. Por kësilloji nuk mund ta presësh nga dikush që frika nga të “ftohtit” dhe dëshira për pushtet ja verbojnë arsyen.

Është parim religjioz që “çdo vepër varet nga qëllimi”. Veprat fillestare të pushtetit të ri dëshmojnë për një qëllim të dyshimtë.

Gjithsesi, mbetën shpresa për një mbasdite me diell…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…