I.Kallaba: KORONAVIRUSI DHE DIASPORA SHQIPTARE

Ismet KallabaPandemia e shkaktuar nga koronavirusi ndërpreu përgjysmë ëndrrën e shumë shqiptarëve nga Mali i Zi në diasporë. Vetëm në SHBA, një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, janë shënuar deri tani me dhjetëra viktima nga radhët e mërgimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, shifër kjo më e madhe se numri i përgjithshëm i viktimtave në tërë Malin e Zi.

Në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, sidomos në dekadat e fundit të tij, por edhe në fillim të mijëvjeçarit XXI, me mijëra shqiptarë u larguan nga trevat e tyre në Malin e Zi për shkaqe politike, ekonomike etj. Diskriminimi në vendlindjen e tyre nga pushteti ish-jugosllav dhe malazez, por edhe dëshira për një jetë më të mirë, bëri që shqiptarët ta ndiejnë frymën e lirisë në vendet ku u strehuan. Ata u integruan shumë shpejt në shtetin dhe shoqërinë e re. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën në SHBA, ku edhe gjendet sot diaspora më e madhe shqiptare nga trojet shqiptare në Mal të Zi, por edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe gjetiu. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur aq sa sot, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, supozohet dhe pretendohet se më i madh është numri i shqiptarëve që jetojnë në diasporë sesa në vendlindjen e tyre në Mal të Zi.

Por pavarësisht largimit, këta mërgimtarë shqiptarë nuk e kanë harruan kurrë vendlindjen. Dashuria dhe nostalgjia e tyrepër vendlindjen gjithmonë ishte e pranishme dhe shprehej tek ata. Përpos ndihmës së familjes dhe të afërmëve të tyre, diaspora e organizuar në shoqata të ndryshme, e ka ndihmuar vazhdimisht vendlindjen, sidomos në kohët më të vështira. Mjafton të përmendim krizën gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, ndihmën në projekte infrastruktorore, për studentët, nevojtarët në vendlindje etj.

Pjesë e dashurisë për vendlindjen është edhe tradita e varrosjes në vendlindje. Ndonëse vendi i tyre i ri u kishte ofruar lirinë e munguar dhe mundësi të mëdha, ata prapëseprapë zgjidhnin vendlindjen për t’u varrosur.Pjesa më e madhe e tyre ktheheshin për t’u varrosur në vendlindje sepse vetëm aty preheshin të qetë dhe iu pushonte koka.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ndërpreu përgjysmë ëndrrën e shumë shqiptarëve nga Mali i Zi në diasporë. Vetëm në SHBA, një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, janë shënuar deri tani me dhjetëra viktima nga radhët e mërgimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, shifër kjo më e madhe se numri i përgjithshëm i viktimtave në tërë Malin e Zi.

Edhe në të kaluarën diaspora shqiptare ka pësuar fatkeqësi, siç është ajo e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën tri viktima të pafajshme nga shqiptarët në Mal të Zi. Por për nga numri i viktimave, pandemia e koronavirusit ka tejkaluar çdo fatkeqësi tjetër. Të gjitha qeniet njerëzore janë të vdekshme, por ata nuk e merituan një vdekje të tillë në “dheun e huaj”. Pse duhej të vdisnin në këtë kohë të mbrapsht?! Për shkak të ndalimit të transportit ajror ishin të detyruar të varroseshin aty ku i gjeti vdekja, duke ikur nga kjo botë pa nderimin dhe lamtumirën e fundit të vendlindjes. (Koha javore)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer