Vazhdojnë përgatitjet për sezonin turistik 2015. Kalaja është gjithmonë shembull. Restorantet i kanë hapur portat, apartamentet dhe shtëpitë private po bëjnë përgatitjet e fundit. Nga ana e jugut po riparohet dhe po ngjyroset taraba, e cila së bashku me murin i cili është ndërtuar para disa muajsh, kanë bërë këtë pjesë më të bukur dhe më të sigurt për mysafirë dhe kalimtarë. Dhe të gjitha këto me ndihmën dhe kontributin e Kryetarit të Komunës, zotëri Fatmir GJEKËS, të cilin e falënderojmë nga zemra.
Kemi dëshirë që aktivitetet e tilla ti përcjellin edhe institucioni i Muzeut i cili gjendet brenda mureve të Kalasë, më së paktit, me ndryshimin e orarit të punës, të them më mirë, me hapjen e portës së tij. Duhet të punohet gjatë vikendeve kur është Kalaja plotë me mysafirë…









