I.Karamanaga: Dr Gani Karamanaga – Mjeku humanist që i mungon edhe sot Shtëpisë së Shëndetit

 

Gani KaramanagaAi ka qenë ndër nxënësit më të mirë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Cetinë, pastaj edhe një ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Ganiu ka pasur edhe një karrierë të suksesshme si mjek, por edhe si udhëheqës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ka punuar mbi 40 vite në mjekësi në Ulqin dhe rrethinë, duke lënë gjurmë të mëdha, në popull dhe te kolegët.

Çdo rrugëtim nëpër kohë dhe hapësirë, në çdo qytet, ka tregime, legjenda, anekdota dhe rrëfime të ndryshme, kështu që edhe qyteti ynë i bukur Ulqini ka legjendat dhe tregimet e veta gojore.

Ganiu ka bërë një punë të madhe duke i mbledhur dhe botuar në librat e tij me tituj interesantë, duke përdorur të folmen autoktone shqipe të Kalasë së Ulqinit.

Dr. Gani Karamanaga ka gëzuar dhe ende gëzon respekt të madh te popullata, pavarësisht se ka një kohë që është në pension. Derisa ka qenë mjek aktiv, shumë mendime dhe diagnoza të tij i kanë vërtetuar klinikat më të njohura në vend dhe jashtë. Sot ai merret me publicistikë dhe shkruan pandërprerë libra.

Pa dyshim që ky njeri i rrallë, që nga fillimi i punës së tij në mjekësi ”Betimin e Hipokratit” e ka pasur të lindur në zemrën e tij të madhe për çdo pacient, njeri, pa dallim feje, kombi dhe race, dhe gjithmonë ka qenë i gatshëm që edhe në mesnatë të dalë nga Kalaja për t’u ofruar ndihmë. Jam krenar që është vëllai im.

Megjithëse ka disa vite që është në pension, ai nuk pushon kurrë. Ka një energji të pashtershme dhe frymëzim të pafund.

Ai studion, shkruan dhe hulumton. Ganiu ka shumë botime dhe pa dyshim që në botimet e tij ka përfshirë personalitete dhe ngjarje të ndryshme nga e kaluara jonë, por edhe nga jeta bashkëkohore. Ka shkruar shumë artikuj dhe studime lidhur me profesionin e tij, të cilin e ka ushtruar deri në perfeksionizëm.

Unë do të veçoj, sipas meje, librin më të mirë në këtë lëmi ”Udhëtimi i një mjeku”, të botuar në gjuhën shqipe dhe malazeze. Libri përfshin udhëtimin e një mjeku gjatë një periudhe të gjatë të jetës së tij, të lidhur me sakrifica dhe sfida në luftën për zhvillimin e mjekësisë, por edhe për ngritjen e identitetit të popullatës sonë shqiptare në qytetin e bukur të Ulqinit, pas tërmetit katastrofal të vitit 1979 dhe më vonë.

Tre mandate është zgjedhur drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, kështu që kontributi i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ende edhe sot vërehet mungesa e tij, pavarësisht se pa çdo njeri mund të punohet dhe jetohet.

Nuk dua t’i analizoj librat e tij pasi që për këtë ka njerëz më kompetentë, por dua të përsëris një fjali nga fjalimi i tij në përurimin e librit tim ”Ulqini, Florini – Portrete, In Memoriame”, organizuar më 17 shtator të këtij viti në Skenën Verore, në Kalanë e Ulqinit, që ende më tingëllon në veshët e mi. “E përse mos të shkruaj për vëllain tim një vlerësim?! Pse jo?”

Ishte kjo fjali me të cilën ai e përfundoi vlerësimin e tij për librin tim.

Nuk është për t’u çuditur se përse shkruan Gani Karamanaga.

Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Cetinë ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe që nga ajo kohë si nxënës ka shkruar dhe ka botuar poezi në gjuhën malazeze, në revistën “Stvaranje” të asaj kohe. Prandaj gjithmonë ka pasur afinitet dhe frymëzim për të shkruar. Sot, një gjysmë shekulli më vonë, tek ai përsëri është zgjuar talenti i pashtershëm për shkrim.

Edhe tash në moshën 74-vjeçare, ai ka një durim të pafund, një inspirim të rrallë, në veçanti kur hulumton dhe shkruan për ngjarjet brenda mureve të Kalasë sonë, vendlindjes sonë të lashtë dhe të bukur. Kohët e fundit bie në sy lidhja dhe frymëzimi i tij nga fëmijëria jonë dhe jeta brenda bedenave të Kalasë 2500-vjeçare.

Kujton saranxhën në kopshtin tonë, ku si fëmijë kemi luajtur, lexuar dhe mësuar, por edhe ku kemi shijuar aromën e detit në orët e pasditës, kujton freskinë e maestralit.

Kohën e fundit shkruan në veçanti për legjenda dhe ngjarje që kanë ndodhur në çdo skaj të Kalasë, por edhe për disa ngjarje gjatë një kohe relativisht të shkurtër të shekullit të kaluar.

Çdo rrugëtim nëpër kohë dhe hapësirë, në çdo qytet, ka tregime, legjenda, anekdota dhe rrëfime të ndryshme, kështu që edhe qyteti ynë i bukur Ulqini ka legjendat dhe tregimet e veta gojore. Ganiu ka bërë një punë të madhe duke i mbledhur dhe botuar në librat e tij me tituj interesantë, duke përdorur të folmen autoktone shqipe të Kalasë së Ulqinit.

Shumë prej tyre i kemi dëgjuar si fëmijë duke luajtur në “Pazarin e Gjytetit” nga burrat të cilët një pjesë të ditës e kalonin aty. Ganiu i ka shënuar edhe nga disa zonja të Kalasë, të cilat shpeshherë i kanë folur në “Qoshkun” e famshëm të nenes Hajlije, duke pirë kafe. Të gjitha këto Ganiu i ka shënuar me frymëzim, emocione e ndjenjë të thellë shpirtërore. Shumë nga këto rrëfime janë ngjarje të vërteta dhe ky fakt iu jep tregimeve vlerë dhe peshë më të madhe dhe të veçantë.

Gjithashtu, Ganiu në librat e tij ka nxjerrë në dritë edhe shumë personalitete, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për ngritjen e fesë islame në Ulqin dhe rrethinë. Të mos flasim për kontributin e tij të madh për rindërtimin e Xhamisë së Ranës. Shkruan edhe për kroje të vjetra dhe objektet fetare, për myftinj dhe imamë të njohur të qytetit tonë.

Çdo sekuencë e jetës është në fokusin e interesimit të tij. Libri i tij i fundit “Monumentet” është një libër monumental në fushën e trashëgimisë kulturore-historike.

Rrjeti social Facebook më përkujtoi në një shkrim modest që ia kam kushtuar më herët. Kjo zgjoi tek unë emocione dhe frymëzim për të shkruar një portret pak më të gjatë. Ishim bashkë duke shëtitur dhe shijuar erën e detit në Ranën tonë të bukur. Pamja e Kalasë, vendlindjes sonë, deti i kaltër dhe valët e detit më shërbyen si inspirim.

Ganiu ka qenë i butë, i mire, i vyeshëm dhe i sjellshëm. Ai e ka filluar punën si mjek në kohë të vështira, sidomos gjatë dhe pas tërmetit katastrofal të vitit 1979, duke u ballafaquar me sfida që vetëm një personalitet si ai ka mundur t’i përballojë.

Ai ka qenë ndër nxënësit më të mirë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Cetinë, pastaj edhe një ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd.

Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Ganiu ka pasur edhe një karrierë të suksesshme si mjek, por edhe si udhëheqës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ka punuar mbi 40 vite në mjekësi në Ulqin dhe rrethinë, duke lënë gjurmë të mëdha, në popull dhe te kolegët.

Ganiu është edhe kryetar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, ku vite me radhë jep kontribut të madh në promovimin dhe botimin e librave të ndryshëm të autorëve shqiptarë. Ai është edhe autor i shumë librave dhe artikujve nga fusha e mjekësisë.

Një prej tyre, që unë e vlerësoj shumë, pa dyshim është libri “Dielli, deti, shëndeti”, një përmbledhje e punimeve kërkimore-shkencore. Së fundmi, ai ka shkruar edhe një libër të posaçëm për mjekët e pare në Ulqin, duke i nxjerrë nga harresa. Prandaj, kur të bëhet një analizë e mjekësisë së qytetit tonë, një enciklopedi për studiues, jam i sigurt se emri i prim. dr. Gani Karamanagës do të shkruhet me shkronja të mëdha.

Për një njeri të tillë dhe specialist në fushën e pneumofiziologjisë, siç është dr. Gani Karamanaga, duhet të shkruhet gjithmonë pasi që ai është një njeri i jashtëzakonshëm, i sinqertë, modest dhe një mjek në të cilin pacientët nga tërë viset e Malit të Zi dhe diaspora kanë pasur besim të madh. Ka qenë gjithmonë i disiplinuar, me një autoritet dhe respekt të veçantë nga të gjithë.

Ganiu i mungon edhe sot Shtëpisë së Shëndetit. Pavarësisht se unë nuk jam kompetent të vlerësoj këtë, por ky është mendimi i atyre që ditë për ditë kanë qëndruar pranë ordinancës së tij në Shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu, edhe shumë mjekë të tjerë dhe specialistë të kësaj fushe ndajnë këto vlerësime për të. Kjo më nxiti edhe më tepër që të shkruaj për këtë humanist kaq të vyeshëm, të mirë dhe të njohur në tërë Malin e Zi dhe më gjerë.

Duke e analizuar trekëndëshin ku ai ka lindur, është shkolluar dhe ka studiuar, duke filluar nga Ulqini, Cetina dhe Beogradi, mund të vëresh se sa shumë këto mjedise kanë ndikuar në zhvillimin e personalitetit të tij. Këto mjedise të ndryshme kanë bërë dhe kanë formuar një mjek dhe specialist kaq të mirë, një humanist të gjithanshëm, por më vonë edhe një publicist.

Dr. Ganiu është gjithmonë i hapur për çdo pacient dhe për çdo njeri i cili kërkon ndihmën e tij për çdo gjë. Asnjëherë nuk mund të ndodhë që ai mos t’ju pranojë. “Trokitni” në derën e shtëpisë së tij, sepse ai gjithmonë ju pret me buzëqeshje, me fjalët më të mira dhe më të ëmbla, duke ju dhënë gjithmonë shpresë.

Një shembull i tillë siç është dr. Ganiu, pa dyshim që meriton të përmendet dhe mos të harrohet. Ndoshta dikur ai dhe shokët e tij do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Emri i tij me siguri do të jetë në majën e piramidës së mjekësisë te ne, por pse jo, edhe në majën e piramidës së kulturës sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do