“Gjaku nuk është ujë” është një thënie popullore. Prandaj edhe Munibi i ka të gjitha vetit e fisit të madh të njohur Abazi nga Ulqini. Këto janë veçoritë karakteristike gjenetike e rrënjës së këtij fisi të trashëguar brez pas brezit.
Munibi ka treguar aftësi, dijeni, por edhe autoritet tek ekipi i cili në mënyrë profesionale i luan rollët nën drejtimin e këtij entuzijastit të palodhshëm.
Isha dëshmitar në disa seansa të shfaqejes, në veçanti në mbrëmjen finale në “Symphony Space” në mes të New Yorkut. Duartrokitjet në fund të mbrëmjes do të na mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë, në veçanti Munibit i cili ishte autori dhe regjisori i dramës “NANA” e cila i preki thellë të gjithë të pranishmit.