I.Karamanaga: KUSH ËSHTË NIK GJELOSHAJ?

Ismet KarmanagaNë një postim të vetin në FB prof. Ismet Karamanaga pyet se kur deputeti i cili është duke e uzurpuar postin në Parlamentin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj, foli diçka në atë institucion të lartë.

“Nuk kam dëshirë me u marrë me politikë, pasi që politikanët e tipit të Nik GJELOSHAJ, dhe politika e këtij niveli, e kanë ulur rejtingun e popullit tonë në nivel të mjerueshëm. Nuk e kam lexuar fare tekstin apo deklaratën e këtij zotërie, pasi që nuk e meriton me u lodhë me te. Të them të drejtën, nuk e kam ditur se është në Parlament dhe nuk e njoh, pastaj nuk kam dëgjuar se e ka çel ndonjëherë gojën në Parlamentin e Malit të Zi. Kam dëgjuar se nuk donë t’ia lirojnë vendin M. Bardhit i cili i vetmi me trimërinë dhe dijen e tij, mundet me na zbardhu faqen”, shkruan Karamanaga dhe shton: “Ta quajnë Mustafë Cankën shërbëtor, është diçka irracionale. Ky zotëri nuk ka kapacitet, as dije të kapet më një ndër intelektualët dhe analistët më të fortë tek ne siç është Mustafë Canka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa