Në Ranën tonë me prim. dr. Gani Karamanagën… Edhe si fëmi ka qenë gjithmonë më i miri dhe më i “buti” siç thot populli ynë, jo vetëm në familien tonë, por edhe në shoqëri, në përgjithësi.
Ganiu ka qenë një ndër nxënësit më të mirë në shkollën e mesme të medicinës në Cetinë, pastaj edhe një ndër studentat më të mirë të Fakultetit të medicinës në Beograd. Prandaj, nuk është për të çuditur që Ganiu ka pasur edhe një karierë të mirë, dhe të suksesëshme si mjek, por edhe si udhëheqës në Shtëpin e mjekësisë të Ulqinit.
Ganiu është edhe Kryetar i një shoqatë joqeveritare, “Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi” ku vite më radhë, jep kontribut të madhë në promovimin dhe botimin e librave të ndryeshme, nga autorët Shqiptar.
Gjithashtu, Ganiu është edhe autor i shumë artikujve nga medicina dhe mjeksia, si edhe disa librave, të cilët bëjnë më shërimin e smundjeve të rënda të mushkërive, në Ulqin dhe në rethinë. Libri i fundit i autorit prim. dr. Gani Karamanagës, “Dielli, deti, shëndeti”, gjithashtu është një përmledhje e punimeve kërkimore – shkencore.
Ganiu, punon mbi 40 vite në mjeksi në Ulqin dhe në rrethinë, dhe, sipas mendimit e shumë qytetarëve të Ulqinit, por edhe më gjërë, ai ka lënë gjurmë të mëdha, në popull, por edhe te kolegët. Më në fund Ganiu, ka shkruar edhe një libër të posaçëm për ato të cilët kanë qenë fillestarët e mjekësisë të Ulqinit, për t’i qitur nga harresa, dhe të cilët nuk duhen të harrohen asnjëherë.
Prandaj, dikur më vonë, kur të bëhet një analizë e mjeksisë e qytetit tonë, për një enciklopedi për studiusë, jam i sigurt se emri i prim. dr. Gani Karamanagës ka me u shkruar më shkoja të mëdha në faqen e parë.