Më duket se viti i sapo kaluar 2015, si dhe viti 2016 i cili është në fillim, kanë sjellë një risi në ndërtimin, restaurimin dhe revitalizimin e Kalasë tonë. Edhe vetëdija e banorëve të Kalasë është në një nivel shumë më të lartë se deri tani sa i përket ndërtimit, rinovimit dhe restaurimit të objekteve të cilët janë duke u rinovuar. Fjala është për objektet private të cilët kanë qenë të rrëzuar nga tërmeti katastrofal i vitit 1979 të shekullit të kaluar, si edhe ato të cilët janë duke u ndërtuar nga themelet e rinj.
Në shumë vende banoret e Kalasë janë duke i respektuar rregullat të cilët sundojnë në mjedise siç është Kalaja e jonë, me fjalë tjera janë në një pjesë të madhe duke marrë edhe vendime konservuase nga Enti Republikan për mbrojtje të monumentave nga Cetina, çka na gëzon shumë. Kjo është si pas mendimit tim, një lëvizje pozitive e cila do ti ngucë edhe organet kompetente të Komunës tonë si edhe ato të Republikës në investime në infrastrukturën të Kalasë, rrugët, ndriçimin publik dhe të tjerat, për një valorizim të qendrushëm. Prandaj, edhe i përkujtoj këto organe që të marrin masa, që mjetet financiare nga buxheti të paraparë për rinovimin e infrastrukturës në Kala ti përdorin enkas për Kala. Më në fund edhe Projekti i vazhdimit të rinovimit dhe ndërtimit të kalldrëmit në Kala, i iniciuar nga deputeti Genci Nimanbegu, të cilat mjete i siguron Republika e Malit të Zi, do të bëhet realitet, ndoshta pas sezonit turistik të këtij viti, pasi që ka kaluar tenderi.
Më në fund lajmi që Kalaja e Ulqinit mund të nominohet në mbrojtje të Unescos do të ketë një bazë më të fortë dhe më të mirë për kalimin e këtij projekti madhështor për popullin dhe qytetin tonë në përgjithësi.