I.KARAMANAGA: SI E PËRJETOVA „KURSIN“ NË STAMBOLL

Ftesa për vizitë ka qenë e drejtuar Bashkësisë Islame të Ulqinit, dhe ato, edhe i kanë propozuar personat, të cilët kanë marrë pjesë në këtë vizitë. Edhe unë, me kënaqësi e kam marrë ftesën. Në këtë formë dëshiroj të shpreh një falënderim të posaçëm të gjithëve, duke filluar nga ato të cilët më kanë propozuar, deri ke ato të cilët e kanë organizuar këtë vizitë. Ne emrin tim personal, por jam i bindur, dhe besoj se mund të shpreh edhe mendimin e të gjithë atyre, të cilët kanë marrë pjesë në këtë vizitë, se mund të shpreh një mirënjohje, dhe një falënderim të veçantë.Grupi ulqinak ne StambollNe jemi ndarë me mbresa të mira dhe të bukura nga Stambolli, posaçërisht duhet të theksohet mikpritja nga ana e personelit të konvikteve ku kemi qenë të vendosur. Konviktet ku organizohen “Kurse” në frymën Islame të cilët i ka themeluar Sulejman Hilmi Tanahani quhen sot “Sylejman Vakf” dhe janë të përhapur në të gjithë botën. Në botë, në vende të ndryshëm ka mbi 150 Kurse, kurse vetëm në Stamboll gjenden 350. Të gjithë këto “Kurse” funksionojnë në një formë të organizuar, e cila vlen për të gjithë. Financimi është vullnetar, nga esnafe biznesi dhe organizata bamirëse të ndryshme. Shteti nuk merr pjesë në financim, por më siguri me një vëmendje të madhe e përcjellë veprimin e “Sylejmanxhive”. Edukimi dhe mësimi është në frymën Islame, dhe pas përfundimit të “Kursit” nxënësit i kthehen profesioneve të cilët i kanë ushtruar më parë, ose vazhdojnë në edukimin e gjeneratave të moshës më të re. Dhe kështu, qarkullon një mësim në frymën Islame vite më radhë pa ndryshime. Në konvikte të cilët ne i kemi vizituar, ka pasur të rinj nga tërë bota. Unë kam biseduar me të rinj nga Gjermania, Rusia, Uzbekistani, Shqipëria, Bosnja të cilët kanë qenë njëkohësisht në këto “Kurse”. Askush nuk sillet, as nuk ndalet këtu më dhunë, gjithçka është në formë vullnetare. Të gjithë janë të kënaqur më trajtimin e mësuesve, dhe në përgjithësi me edukimin dhe me disiplinë, të cilën e kërkon edukimi në frymën Islame. Prandaj, ne nuk kemi pasur asnjë vërejtje në funksionimin as në trajtimin e të rinjve, përkundrazi jemi mendimit se një gjë e tillë do të ishte e nevojshme edhe tek ne. E kemi shpresën se së shpejti, ka me u hap edhe një konvikt “Kurs” edhe këtu në Ulqin, i cili do të funksionojnë në të njëjtën formë.

Në fund, dua ta përmend Tofikun nga Shqipëria, i cili pavarësisht se është jurist i diplomuar, më kënaqësi ka ardhur edhe katër vite në “Kurs”. Një shembull i shëndoshtë i arsimimit komplet të një personit, i cili pa dyshim mundet të jetë shembull për të gjithë të rinjtë, në përgjithësi. Nuk e di, a i kam përmendur të gjitha, por me siguri mund të them se ne jemi ndarë me mbresa më të mira dhe më të bukura, duke filluar nga momenti i parë, dhe deri ke ai i fundit. Republika e Turqisë sot është një shtet modern , me një ekonomi e cila është në rritje. Prandaj, ajo mund të jetë shembull në shumë gjëra, për të gjithë ato skeptikët, të cilët mendojnë se vetëm Perëndimi ofron një jetë demokratike. Stambolli është sot një megalopolis, me mbi 15 milion banor, ku jetojnë të gjithë racat në një harmoni, më një disiplinë në trafik, në rrugë, në përgjithësi në tërë sferat e jetës. Të gjithë qyteti i vjetër, me vepra monumentale, të cilat janë të panumërta, është i shpallur në vitin 1985 si vlerë universale për tërë njerëzimin, nën mbrojtje të UNESKOS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca