I.Karamanaga: VETËM MENDJET E SËMURA MUND TË BETONOJNË PARKUN

Ismet KaramanagaKryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga ka thënë që nuk mund ta besoj qellimin që të betonohet i vetmi park i mbetur në Ranë. “Këtë gjendje mund ta mendojë vetëm mendja e sëmur. Nuk mund të besoj që tek ne kaq shumë kanë ndryshuar vlerat. A nuk e kanë të mjaftueshme që kanë lejuar në Ranë të ndërtohen objektet e ndryshme, hamburgerë dhe gjëra të ngjashme, të cilët bënë që Ulqini ti ngjajë kaosit dhe tollovise”, thekson Karamanaga dhe numëron: “Është mbuluar vila e Simo Popoviqit me hamburgerë dhe objekte të ngjashme, ndërsa për shkak të saj dikur janë ndryshuar planet urbanistike. Kemi kontejnerin nga teneqja në formë të shitores “Voli”, bile edhe atje mendojnë të bëjnë diçka të ngjashëm, në vend që aty të ndërtohet në shatërvan…Rana është gati krejtësisht e shkatërruar. Paramendoni që të betonohet edhe ai park. Vetëm iu mbetët pas kësaj që të kujtohen ta betojnë edhe plazhin”.

Ai shprehu bindjen që populli do të ishte i gatshëm edhe fizikisht të parandalojë betonimin e parkut në plazhin e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…