Të shtunën në Ulqin ka qëndruar një grup i turistëve gjerman, përfaqësues të aeroporteve kryesore gjermane, të cilët janë në udhëtim studimor nëpër Mal të Zi.
Vizitën në Ulqin e organizoi Gani Resulbegu në kompleksin e tij “Pallati Venecia”, derisa mysafirëve për Kala dhe Ulqin i foli Ismet Karamanaga. “I përkujtova për kohët e arta të turizmit tonë, kur mysafirët tonë kryesisht vinin nga zona gjermanfolëse. Ato shkuan të kënaqur nga qyteti jonë duke marr me vete përshtypjet më të bukura”, tha ai duke shtuar se është i bindur që kësi lloj vizitash do të kontribuojnë që së shpejti të kemi mysafirë të vërtet.
“Për këtë na nevojiten çarter fluturimet, biletat më të lira të aeroplanit, personeli më i kualifikuar dhe mësimi i gjuhëve të huaja, sidomos gjermanishtes. Të gjitha të tjerat pak a shumë i kemi: detin e pastër dhe të kaltër, parqet nacionale në pëllëmbë të dorës, lumenjtë dhe liqenet, kantonet dhe të gjithë ato që mund të tërheqin turistët për një pushim aktiv”, përfundoi Karamanaga.