I.Karamanaga: ZOTËRI ZEF BRISKOVIQI

Zef BriskoviqSot, dëshiroj pak të kujtohem në ato kohëra të arta të turizmit tonë,  të cilën e kanë shenuar shumë ngjarje,  por edhe shumë personazhë dhe momente interesante në jetën e këtij qyteti. Më duket se njëri nga ato, i cili pa dyshim meriton të përmendet është një zotri nga rethina Ulqinit, nga Kollomza.

Fjala është për zotëri Zef Briskoviqin,  të cilit dëshiroj të ja dedikoj disa rrijeshta, pasi që e di se tashmë i ka kaluar 80 vite të jetës. E njoh mirë. Ëshrë zotëri i vërtetë, modest i butë siç thotë populli ynë, njëri i cili kurrë nuk e ngritë zërin. Fletë një gjuhë të pastërt dhe të bukur shqipe. Gjithmonë është pedant dhe i qeshur. Fletë më zë të ulët, ëmbël. Një njeri i jashtëzakonshëm. Për ato të cilët nuk e njohin mirë, i përkujtoj se zotri Zef Briskoviqi  i takon një plejadës të atyre qytetarëve të cilët meritojnë një epitet të posaçëm. Prandaj, edhe jam i mendimit se emri i Zef Briskoviqit, ka me mbetë i shkrumun me shkroja të arta në historikun e qytetit tonë.

Zefi, është  tashmë i moshuar, por pavarësisht nga mosha, për çdo ditë ulët deri në Ranë, dhe kalon disa momente pranë detit. Rri në një kafene, nga ku secilin moment e ka detin parasysh. Ranën e don shumë. Tregon se, gjithmonë është ulur në Ranë si i ri,  shumë më parë se ka filluar me punu në turizëm. Rana,  sprehet  Zefi është shpirti i qytetit të Ulqinit, pjesa pranë detit pranë Plazhit të Vogël e deri te bedenet e Kalasë. Njeriu  i mallangjyer më bukurinë e saj magjike  kurrë nuk është ngopur me te. Është një bukuri e rallë e jashtëzakonshme,  sprehet ai, një perl e Adriatikut. Në këtë perl, flet ai me mall, janë gërshetuar  Orienti dhe Perendimi, dhe shekuj me radhë kanë  tërhequr udhëtarë dhe shkrimtarë nga vendi dhe nga bota, deri në ditët e sotme. Më kujtohet koha, kur këtu kanë qenë mijera mysafirë nga Perendimi, posaçërisht nga Gjermania thekson Zefi, pasi që ai ka qenë i dashurumun në ato kohë  të arta të turizmit tonë të viteve 70 deri 90.  Sot, Ranës i ka mbetë vetum  emri , ka mbetur dhimbja dhe kujtimet, shprehet Zefi,më zë të pikëlluar, të lehtë.

Unë flasë me nostalgji të madhe për ato kohëra, pasi që kam qenë punëtor i turizmit vite me radhë. Për çdo ditë pas pune, kurë kemi pasur kohë shpesh herë  kemi ardhur me gjerman deri te bedenet e Kalasë, ku në ato kohëra shumë grupe folkloristike nga Ulqini kanë këndur  këngë, dhe kanë luajtur valle popullore nga të gjithë rethina e Ulqinit.

“ Eh, mare djal, çka të themë”, më drejtohet me buzëqeshje“ Edhe ti e  di, bile  edhe  më mirë se unë,  pasi  që edhe ti  ke punuar një kohë në Olympik si student”.Qeshet. “E mos të themë se ju, më të rinjët jeni sjellë përçdo ditë nepër hotele, dhe nepër Ranë”. Me të vërtetë, si nxënës i gjimnazit, por edhe si student, kam punur në receptionin e hotelit Olympic, ku vëllau im Ruzhdiu ka qenë drejtor. Zefi, athera për tër pesonelin e hotelit, dhe për tërë mysafirët ka qenë personi numri një në hotel. Të gjithë e kanë kërkuar. Me mantil të bardh me doreze të bardha, elegant i pashëm, markant dhe atraktiv.

Zefin e kam njohur edhe më parë, pasi çdo kush  nga ne, të cilët si fëmi, kemi thyer apo kemi nxjerrë duar dhe këmbët duke luajtur me top, janë përcjellë nga të afërmit ke Zefi. Kështu që Zef Briskoviqi, ka qenë dhe ka mbetur një sinonim i njohur në tër Ulqinin.

Pastaj, më vonë edhe është punësuar si maser në Plazhin e Madh. Zef Briskoviqi ka qënë i vetmi maser në tër rethinën e Ulqinit. Në hotelin “Olympic”, pranë pishinës ka qenë e caktuar dhoma, ku Zefi ka punuar. Të gjithë mysafirët, por edhe personeli, gjithmonë e kanë quajtur “doktor”. Kurdoherë kurë mysafirët kanë pasur probleme me ekstremitete, a po ndokush tjetër nga qytetarët i cili ka pasur dyshirë të fitojnë “tretmanin  relaksuas”, ka kërkuar ndihmën e këtij virtuozi . Zefin e kanë njohur të gjithë pa dalim. Bile, edhe fëmit të cilët kanë pasur ndonjë problem e kanë njohur Zefin. Mendoj se ende edhe sot nuk ka njëri i cili më së paktit nuk ka degjuar për Zefin.

Duart e arta e këtij njeriu, ende edhe sot në moshën 80 vjeçare  janë ilaç për muskuj, për duar dhe për këmbë, në përgjithësi për ekstremitetet.

Gjithmonë ky njeri  modest ka qenë në dispozicion për mysafirë e të gjitha hoteleve në Plazhin e Madhë. Të gjithë e kanë ditur se mjeshtria dhe ndihmja  e Zefit është e pa zavendësueshme. Kështu ka ndodhur edhe jasht hoteleve, në shtëpin e ti, j a po në rrugë, në ndonjë kafene, Zefi gjithmonë e ka jap ndihmën, më një buzëqeshje dhe fjalë  të buta.

Mirëpo,  më së pari, pasi që zotri Zefi nuk ka pretendu se është mjek, gjithmonë, atyre të cilët e kanë kërkuar ndihmën e tij, ua ka tërheq vëmendjen dhe i ka këshillu se më parë “duheni të shkoni dhe ta inçizoni në rëntgen” pastaj nëse  doni,  ejani te unë.

Zefi,  këtë mjeshtri e ka trashiguar nga babai i tij, kurse sot edhe unë thotë ai, jam ka lëshur djemve. Kështu që, një mjeshtri e tillë popullore mbetën në trashigëmi brez pas brezit në familie e Zef Briskoviqit. (Koha javore)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa