Javën e ardhshme, me 6 dhe 7 Mars në Ulqin, Instituti Alternative me partnerët e vet organizon punëtorinë për monitorimin e administratës publike dhe konferencën në temë të ndikimit të disa aspekteve të reformës në nivel lokal, njoftohet nga kjo organizatë joqeveritare.
Siç shtohet, me qëllim të thellimit të dialogut për reformën e administratës publike, me 7 mars organizohet konferenca “Reforma e administratës publike: Për shërbime cilësore në nivel lokal”.
Është planifikuar që në punëtori dhe konferencë të jenë të pranishëm nga një përfaqësues/e e organizatave që janë pjesë e rrjetit “Administrata jonë”, e anëtar i të cilit është edhe NVO “Ul info”.
Punëtorinë dhe konferencën Instituti Alternativa e organizon me partnerët Bonum, Horizonti i ri, Natura dhe Qendra për gazetari hulumturese, në kuadër të projektit “Shoqëria civile për administratën e mirë: Të shërbejë dhe të meritojë”.