IA: MË PAK TË PUNËSUAR NË VETËQEVERISJEN VENDORE NË ULQIN

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjInstituti Alternativa (IA) njoftoi se tre vitet e fundit u zvogëlua numri i të punësuarve në vetëqeverisjen vendore në Ulqin.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, kjo organizatë e shoqërisë civile tha se në fund të vitit 2014 numri i përgjithshëm i punëtorëve në organet e vetëqeverisjes vendor, duke përfshirë edhe ndërmarrjet dhe institucionet publike, ishte 567, ndërsa tre vite më vonë janë 24 më pak.

Në mes të vitit 2015 Komuna e Ulqinit nënshkroi riprogramin e borxhit tatimor i cili nënkupton edhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve në organet e vetëqeverisjes vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…