Ibrahim Berjashi: DOKTOR CEKA NJË MËRGIMTAR I SUKSESSHËM

Në foto:Dr. Ceka në ambulancën e tij
Në foto:Dr. Ceka në ambulancën e tij

Ai gëzon një autoritet të pashoq nga mërgimtarët tanë, por edhe nga kolegët e autoritetet njujorkeze. Dr. Ceka shquhet për humanitetin edhe përkujdesjen që tregon ndaj pacientëve.

E, kush nuk bëhet krenar kur dëgjon, lexon edhe vëren me sy suksesin që arrijnë mërgimtarët tanë Përtej Adriatikut ?Vërtet se vendlindja ndjen mungesën e tyre,por edhe nga ajo distancë kontribuohet,sidomos ata që vazhdojnë të kenë nostalgji për shtëpinë,lagjen,zonën…prej nga e kanë origjinën. Njeri prej tyre mësoj se është Dr.Bahri CEKA, mjeku të cilin thuhet se e njeh “tërë Nju Jorku”.
Më thonë se Dr. Ceka 24,00 orë është në gjendje gatishmërie për të pranuar pacientët edhe bën të pamundurën për t`i shëruar ata,qoftë foshnje,plak apo edhe grupmoshët tjetër.Jeta ka shumë sfida,edhe duhet kërkuar “dorën e mendjen e mjekut” për të shmangur të ligat.
Po, kush është Dr. Bahri Ceka?
Ai është djali i mësues Faikut nga katundi Millë I Anës së Malit.Mësues Faiku pastë.Nusja e doktorit , mërgimtare edhe prejardhjen e paska nga krahina e Plavë – Gucisë, një çift shumë shembullor,professional,humanist,vizionarë…
Kur ka kohë,e viziton Anën e Malit edhe ai nuk ka dëshirë të tregojë vetë, por mësojmë se nuk lë pa ndihmuar ato familje në nevojë.Ambulancës së Katërkollës I ka dhuruar, madje,një autoambulancë, sepse ai e di se “mjeku duhet të arrijë atje ku ka nevojë pacienti”.Sepse poeti I madh turk Nazim Hikmet ka pas thënë se “ është bukur të jetosh o, vëlla!”
Miku im i shtrenjtë, Hysejn S. Cuku,miqësi të cilën e kemi trashëgim nga baballarët tanë,paçin rahmet, më rrëfen se Dr.Ceka ka raporte miqësie dhe profesionale me instuticione dhe departmente në Nju Jork.Këto lidhje nuk I ka vetëm për veten e tij,por edhe për gjithë ata që kanë nevojë për shëndet për punësim, apo për çfarëdo rasti qoftë. Me atë mirëpritjen e tij fisnike,u pohon pacienteve “Më kënaqësi do mundohem”.Nuk heziton, që të marrë në telefon autoritete dhe zyrtarë të ndryshëm për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që jemi këtu në Nju Jork, e nuk jemi pak.Atij I shkon fjala dhe ajo fjalë merret me shumë seriozitet.Ka ndodhur që pacienti i tij nga Ana Malit të shkoë me pushime në vendlindje dhe atje të sëmuret.Është dashur të shtrohet në Spitalin e Tivarit.Pacienti nuk ka bërë më mirë dhe Dr. Bahriu e ka marrë vetë në telefon doktor Sharanoviqin për konsulltime. Tjetër,nuk ndodh që Bahriun më e marrë dikush në telefon ,pacient apo kushdo qoftë që tëmos përgjigjet,apo nëse në ato mëmente të jetë I zënë,të mos marrë pas një ore.Numri I pacientëve të tij është I konsiderueshëm,tejkalon disa mijëra edhe secili prej tyre e ka numrin e cel. Të Doktorit të tyre të preferuar.

Korrektësi dhe përkujdesje ndaj pacientëve

Ordinanca e Dr. Cekës është përplot pacientë edhe rregulli I paralajmërimeve zbatohet me shumë korrektësi e respect, shton Hysejni.
Sjellja e tij me pacientët është shumë modeste , e thjeshtë,por shumë e urtë, serioze,profesionale por e gjithëmbarshme.Atë e takon edhe nëpër dasma,mbrëmje familjare në restorante,qoftë me njerëzit tanë e deri te majori I Nju Jorkut.Nuk ndodh që të takojë një shqiptar qe e njeh vetem nga pamja pa ju lajëmruar e përshëndetur miqësisht, besa edhe me ndonjë humor të shkurtër.
“Të gjithë thonë, Dr. Bahriu të shëron me fjalë pa nisur kontrollimin profesional.U jep kurajo pacienteve, sado që sëmundja të jetë e rëndë.
Edhe Naim N.Kraja shprehet se Dr. Ceka është duke e ndihmuar shumë popullin tone.Ka një respect të veçantë edhe punët janë duke I ecur mire.
“Është njeri që të vë dorë, të ndihmon,ka një memorje shumë të fuqishme ,edhe pse numri I pacientëve të tij është me mijëra e mijëra.Ne si familje jemi pacientët e tij që kur kemi ardhur në Amerikë, diku në vitin 2004.Unë më rrallë ,por prindërit e mi vizitohen te Dr. Ceka krye 3- 4 muajsh”,- thekson Naimi.
Ai shton se prindërve tanë të moshuar I ndihmon shumë sepse flasin e merren vesh vetë,në gjuhën shqipe.Unë,personalisht, vlerësoj shumë lart doktorin për punën e tij të palodhshme.Këtë e tregon edhe suksesi që ka arritur.
Dr. Bahri Ceka,si mjek edhe si njeri ka rrespekt edhe moral të veçantë, përfundon Naimi.
Nga bashkëbiseduesit e mi mësoj se Dr. Ceka e ka një shok të ngushtë edhe të kahmotshëm, që në rini, Hamid Elez Cukun.
Hamidi, një rinosh nga Kraja, disa vite ka punuar kamerier në restorantin “Mornar” të xhaxhait të Bahriut në Ulqin.Aty ka lindur kjo miqësi e dy të rinjve që vazhdon edhe thellohet sot e gjithë ditën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…