U.d. së sekretarit komunal për buxhet dhe financa mr. Agron Ibrahimi ka deklaruar se në dy vitet e fundit xhiro-llogaria e komunës së Ulqinit ishte në bllokadë nëntë muaj për shkak të ekzekutimeve gjyqësore.
„Në vitin 2014 dhe 2015 paguam gjithsej, mbi këtë bazë, rreth tre milion euro. Kjo do të thotë se 25 % e buxhetit ka shkuar në pagesën e proceseve të humbura gjyqësore“, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, pa miratimin e buxhetit për vitin vijues në Ulqin nuk mund të fillohet realizimi i projektit të ndërtimit të sistemit të ri kanalizues dhe rrjetit të ujësjellësit për çka e siguruan kredinë me vlerë 25 milion euro banka gjermane KfW dhe IBRD.